Suarez kapet duke kopjuar, nis hetimi policor

Sulmuesi uruguajan Luis Suarez po përballet me një hetim policor me dyshimin e mashtrimit në një provim të gjuhës italiane që duhej të kalonte në mënyrë që të fillonte procesi i marrjes së një pasaporte italiane, shkruajnë mediat italiane.

Guarda di Finanza hetoi provimin italian të Luis Suarez dhe thuhet se zbuloi se sulmuesi uruguajan i dinte të gjitha pyetjet paraprakisht.

Suarez fluturoi në Peruxha javën e kaluar dhe kaloi një provë të gjuhës italiane për të shpejtuar marrjen e një pasaporte italiane.

Në fakt, Juventusi ka plotësuar kuotën e lojtarëve jashtë BE-së, kështu që Suarez nuk mund të bashkohet me “Zonjën e Vjetër” të Torinos pa shtetësinë italiane. Pavarësisht se bardhezinjtë morën Moratën…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!