Prishtina surprizohet nga debutuesja, Drenica merr tri pikë…

Ipko java e dytë: Drenica- Besa 2-1, Arbëria- Prishtina 1-1

Drenica fiton me vështirësi në javën e dytë të Ipkos në Kosovë. Skuadra nga skënderaj e drejtuar nga Fadil Rama vinte pas humbjes zhgënjyese të javës së parë ndërsa u mund thellë në prishtinë nga vendasit 3-0.

Në duelin e sotëm me debutuesit e Besës së Pejës, Drenica e pa vetën poshtë një goli në të 34 kur Mateus de Paula shënoi për miqtë.

Reagimi ishte i shpejtë dhe në të 44 vendasit barazojnë me penalltinë e shnëuar nga Hyseni.

elshani në të 60-tën shënoi golin e epërsisë për Drenicën që në fund i vlejti tri pikë.

Ndërkaq në sfiden tjetër mes debutueses tjetër Arbëria dhe Prishtinës vjen surpriza e madhe e dites. Arbëria arrin të shënojë në të 10-tën me Zabërgja ndërsa Oto Xhon barazon në të 35-tën. Por vetëm kaq pasi deri në të 90′ nuk pati më gol. Prishtina e teknikut Zekerija Ramadani zhgënjen dhe ndalet te barazimi. U aktivizuan edhe S. Lilaj e Mici.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!