Al Hilal me tre portierë në Championsin e Azisë
Ndeshja e pazakontë me tre portierë në fushë nis sot në orën 20:00.
Ekipi saudit i Al-Hilal, numëron 15 lojtarë pozitivë në COVID-19, përfshirë edhe italianin Sebastian Xhovinko.
Situata brenda kampionëve Sauditë nuk është përmirësuar ende, siç tregohet nga pamja e dorëzuar nga trajneri Razvan Luçesku për ndeshjen e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve të Azisë kundër Shabab AlAhli Dubai.
Mungesat e mëparshme u shtuan atyre të dy anëtarëve të tjerë të skuadrës, gjë që e detyroi trajnerin të kompozojë skuadrën me 8 lojtarë (shumë prej tyre nga stoli rezervë) dhe tre 3 portierë. Njëri në portë e dy të tjerët si lojtarë në fushë.
Situatë paradoksale, e krijuar duke pasur parasysh refuzimin e konfederatës aziatike për të shtyrë takimin.