Lojtari luan 13 sekonda

Peng i rregullores. Trajneri i skuadrës së Nome Kalju në Estoni, Marko Kristal, ka zëvendësuar një lojtar që në sekondën e 13 të ndeshjes me Levadia Tallin duke vendosur absolutisht një rekord në ndërrime të një ndeshjeje futbolli të elitës së një vendi europian.

Ky zëvendësim i pazakontë erdhi në ‘Meistriliga’ (Liga e lartë estoneze) për shkak të rregullit ku skuadrat janë të destinuara të hedhin në fushë së paku 2 lojtarë të rinj të klubit.

Nome Kalju e cila u mund 2-1 e nisi takimin me 16-vjeçarin Sup por pas 13 sekondash me të dalë topi jashtë fushe u zëvendësua nga Homutov.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!