Modriç: Rakitiç? Luajta me një lojtar të madh

Media botërore: Fundi i partneritetit përrallor midis Rakitiç dhe Modriç.

Reagimet e shumta ndaj lamtumirës së Ivan Rakitiç nga përfaqësuesja e Kroacisë, vazhdojnë të mbërrijnë nga të gjitha anët e botës së futbollit. Mes tyre, vjen nga shoku i skuadrës te nënkapionët e botës Luka Modriç. Kapiteni iu drejtua Rakitiç me një postim emocional në Instagram.

Modriç:

Rakitiç i tha lamtumirë ekipit kombëtar!

Me keqardhje mësova fjalët tuaja për vendimin për tu larguar nga ekipi kombëtar. Në të njëjtën kohë, unë ndiej kënaqësi të madhe që kemi ndarë një histori unike për më shumë se 13 vjet.

Ishte nder të luaja me një lojtar kaq të madh dhe me mirënjohje shpreh respektin tim për gjithçka që keni bërë për ekipin kombëtar dhe futbollin kroat.

Ndjenja e trishtimit shoqëron lamtumirën tuaj me fanellën tonë të preferuar, por pasuria e emocioneve që na lidhin na bëjnë të lumtur sepse do të flasim së bashku gjatë gjithë jetës sonë”, shkroi Modriç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!