Laçin e ‘fshin’ Osmani

Së bashku me drejtorin largohet edhe menaxheri Mario Nikolli.

Afrimi i Tefik Osmanit me rol drejtuesi te Tirana ka bërë që themelet e drejtuesëve të tjerë të lëvizin. Arbi Laçi ai që pati merita të padiskutueshme në afrimin e elementit të merkatos së kaluar me Tiranën kampione, është larguar.

Drejtori sportiv për të cilin shpesh është thënë se ka punuar edhe ‘veresi’, ka konfirmuar largimin nga klubi bardheblu duke e bërë lajmin publik nëpërmjet një postimi në Instagram

Më mirë të largohesh si kampion. Faleminderit”, shkroi Arbi Laçi mbi foton e publikuar së fundi në Instagram. Ka zgjedhur një foto me Halilin e diçitura mund të këtë sinjifikativën më pas…

Në vend të Arbi Laçit, do të jetë Tefik Osmani. Gjithashtu, edhe menaxheri i ekipit, Mario Nikolli, është larguar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!