Varazhdin mirëpret Pëllumbin dhe Elezin

Varazhdin në Kroaci po ecën mjaft mirë këtë fillim kampionati teksa pas 4 javëve gjendet në vend të 4-t me dy fitore një barazim dhe një humbjeje. Por sot klubi kroat ka zyratiruar dy futbollistët e Skënderbeut Agon Elezi dhe Jogo Pëllumbi.

Në një postim në Facebook’, klubi pasi iu uron mirëseardhjen shkruan se ata do mund të aktivizohën që këtë javë ndaj Osijekut.

Agon Elezi, një mesfushor 19 vjeçar, pjesë e ekipit kombëtar të Maqedonisë U-19. Ai është aktivizuar në 23 ndeshje me Skënderbeun.

Jorgo Pëllumbi, një lojtar mbrojtës 20-vjeçar. Mund të luajë si i majtë është pjesë e ekipit kombëtar shqiptar. Ai ka qenë një lojtar i rëndësishëm në dy sezonet e fundit për Skënderbeun, aktivizuar në 55 ndeshje.

Postimi:

“Agon Elezi dhe Jorgo Pëllumbi janë dy të rinj të përfaqsuesëve të Maqedonisë dhe Shqipërisë të ardhur nga Skënderbeu dhe janë lojtarët më të rinj të Vardzhinit.

Ata janë të gatshëm për të luajtur që të dielën, ku do të presim në shtëpi Osijek. Agon dhe Jorgo, mirë se erdhët në Varazdin”, Varazhdin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!