Reja ndjek Laçi-Ber Sheva…

Trajneri i Kombëtares Edi Reja sikundër presidenti i FSHF-së Armand Duka kishin zgjedhur të ndiqnin nga afër ndeshjen më interesante dhe më me mundësi kualifikimi të skuadrave shqiptare. Laçi teksa përballej në Elbasan me Hapoel Ber Shevan.

Në një moment të takimit, përfunduar 1-2, tekniku kuqezi foli për ‘Sporti im.al.’

Mister, si ju duk pjesa e parë e skuadrave në fushë?

Skuadra jonë (nënkupton Laçin), luajti e mirëvendosur në fushë duke patur disi kontrollin e lojës por kundërshtari del shpejt përpara dhe rreziku mbetet.

Po ndiqi thjesht ndeshjen apo ndonjë mision për të parë ndonjë futbollist?

‘Erdha në Elbasan pasi te Laçi ka disa futbollistë interesantë. I pashë mirë gjatë pjesës së parë.

Kombëtarja?

“Eh Kombëtarja. Prsinim tjetër rezultat në takimin me Lituaninë. Por kam besim se do gjejmë momentin e mirë për tu përmirësuar. Shumë shpejt.

Do qëndroni deri në fund të ndeshjes sot?

“Po po, duke i uruar Laçit kualifikimin”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!