Makina Bajern ‘grin’, 8 gola Shalkes në start

Bundesliga java e parë: Bajern Mynih-Shalke 8-0. 

Tri gola Gnabri, shënon edhe 17 vjeçari Musiala

Startoi sot Bundesliga e Gjermanisë me të vetmin takim të ditës Bajern Mynih- Shalke 04.

Kampionët e europës duket se nuk kanë ndëmend të bëjnë ndryshe. Pasi shaktërruan pak javë më parë (14 gusht) Barcelonën në gjysmëfinale të Champions 8-2, edhe në prologun e kampionatit, shkallmojnë Shalken, 8-0.

Goli iparë në ‘Allianz Arena’, vjen nga Gnabri që në të 4′. Më pas vjen goli i dytë nga Goretzka dhe i tretë po gjatë fraksonit të parë nga Levandovski me penallti.

E dyta nuk ndryshon kah. ‘Makina’ Bajern vijon të ‘grijë’ ndërsa stafetën e merr sërish Gnabri. Sulmuesi i linjës shënon dy herë të tjera në të 47′ dhe 59′. Tomas Myler firmos të 6-tin ndërsa Lëroi sane dy minuta më vonë në të 72-tën shënon të shtatin. Musiala realizon të tetin…

Shalke e cila edhe fazën përmbyllëse të sezonit të shkuar bëri shumë gabime. Pas kësaj katstrohe në hapje, trajneri David Vagner pritet të largohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!