Gjermania jep dakortësinë, Bundesliga me tifozë…

Kancelaritë e rajoneve të Gjermanisë, miratojnë kërkesën për tifozë në tribuna.

Bundesliga përgatitet të startojë zyratisht kampionatin me tifozë në shkallë. Në datën 18 të këtij muaji, Bajern-Shalke 04 në prolog do mund të lejojë deri në 20% të kapacitetit të impiantit me mbështetës të skuadrave.

Lajmi vjen nga kancelaritë e rajoneve të Gjermanisë, i cili ka miratuar propozimin që lejon futjen e tifozëve nëpër stadiume. Testi duke parë ecurinë e infeksionëve vlen për gjashtë javë.

Nëse COVID-19 nuk do ndikojë te njerëzit që frekuentojnë atëherë tribunat e Bundesligës do jenë me njerëz deri në fund të kampionatit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!