Nevil dhe Karrager: Kepa nuk vlen

Dy ish-futbollistët e Premier League sot në rolin e analistëve, vijojnë të kritikojnë spanjollin e Çelsit, portierin Kepa.

Kritikat rreth Kepa Arrizabalaga vazhdojnë të lëshohen pa pikë freni. Pavarësisht fitores së Çelsit 1-3 ndaj Brajtonit në javën e parë, komentuesit e Sky Sports, Geri Nevil dhe Xhimi Karrager, nuk hezituan të tregojnë se është e pamundur që ‘blutë’ të fitojnë një kampionat.

Nevil:

Portierët padyshim që nuk mund t’i lejojnë këto gola. Ne po përpiqemi të mos jemi shumë kritikë ndaj tij (Kepa). Chelsea po fliste për të fituar kampionatin, por nuk ka absolutisht asnjë shans nëse merr gola si ky ”, tha Nevil.

Ndërkaq edhe Karrager u bashkua me kritikat me portierin bask të Çelsit.

Në fakt, ai mund të bëjë presion në klub në mënyrë që kjo marrëveshje (Edouard Mendy) të bëhet shumë më shpejt sepse mund t’u kushtojë. Ai nuk është një portier për 70 milion paund. Ata nuk nënshkruan me Alison dhe ai ishte zgjidhja e fundit“- shtoi Karrager.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!