Premier Liga, lë tifozët në…shtëpi

sportiim2

Boris Xhonson, kryeministri i Anglisë ndryshon mendje dhe njofton se Premier League për edicionin 2020-21 nuk do të ketë tifozë në ndeshjet zyrtare deri në fillim të muajit nëntor.

Në fakt të gjithë po fërkonin duart pasi ishte parashikuar që me 1 tetor, Premier League, kampionati më spektakolar në botë të ndiqej përmes një protokolli të ri ku parashikoheshin edhe një numër i reduktuar tifozësh.

Mirpo me rritjen e rasteve me COVID-19, Ministria e Brendshme e Anglisë vendosi që ky vendim të pezullohet. Në ishull janë të vendosur për ti shkuar deri në fund masave të forta ndaj grumbullimëve masive. Futbolli nuk bën përjashtim.

?>