Granada ‘tremb’, Liverpul shpëton nga ‘turpi’

Premier Liga startoi sot me tri takime ndërsa i katërti po luhet këto çaste mes Uest Ham dhe Njukasëll (parciale 0-0). Fillimisht Arsenali shpartalloi në derbin e vogël të Londrës, Fulhamin e rikthyer 0-3 ndërsa më pas, në 16:00, Kristal Palasë kaloi 1-0 Sauthempton.

Kampionët në fuqi të Liverpulit pak çaste më parë, mbyllën një ndeshje të vuajtur me debutuesit e Lids. Të ‘bardhët’ e Bielsas, qëndruan 3-3 deri në minutën e 88′ atëherë kur Salah për ‘Reds’, shënoi të katërtin nga 11 metra larg për 4-3 final.

LaLiga:

Granada trondit Bilbaon por dhe ‘Teutën’ rivalin e së enjtes në EL, që në ndeshjen e parë sezonale të LaLiga-s. Spanjollët vëndas shënuan dy gola në fillim të fraskionit të dytë duke dhënë sinjale të forta se janë cilësisht lart.

Eibar-Selta Vigo teksa hapi kampionatin në 16:00 përfundoi 0-0. Po luhet Kadiz-Osasuna (pjesa e parë 0-1 për baskët…)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!