Teleteksi i mbrëmjes

727: Sulmuesi kosovar Atdhe Nuhiu, firmos kontratë dy vjeçare me APOEL Nikozia në Qipro.
727: Mbrojtësi i Shqipërisë Ardian Ismajli ka mbërritur sot në Specia. Mediat pranë klubit thonë se pas vizitave vjen firma me klubin e ngjitur në A.
727:Jorgo Pëllumbi dhe Agon Elezi firmosin me Varazdin në Kroaci. Skënderbeu ruajti 40% të kartonit.
727: Teuta e Durrësit mori një ditë pushim pas testit me Vllazninë. Nga nesër, skuadra do të përgatitet në ‘Tofik Jashari’ derisa të ndeshet me Granadën të enjtën për EL.
727: Kukësi njoftoi afrimin e Besir Demirit.Mbrojtësi 26-vjeçar ka firmosur sot kontratën 2-vjeçare me skuadrën. Nuk thuhet asgjë për Musollin i cili është përfolur që dje për një kalim te Gjilani.
727:Mbrojtësi i Laçit Abdurrahman Fangaj në rekuperim shëndetësor, tha se pavarësisht zërave mediatikë ai është ende një futbollist i bardhezinjëve.
727:Kthehet derbi tjetër i kryeqytetit. Këtë radhë, Dinamo njofton në rrjete se nesër në Cerrik, do të luajë miqësore me Partizanin në 17.00. Blutë afruan edhe portierin Endrit Çako.
727:Egnatia mund në Cerrik Turbinen në testin e radhës 1-2. Mustafaj, Shtubina autorët e golave për Egnatian.
727: Kategoria e Parë edhe pse zyrtarisht nis kampionatin me 19 shtator, ende nuk njeh formatin e ri garues në grupe. Sektori i Garave sa duket ka menduar me kohë që kampionati i tyre, shtyhet.
727: Lind ideja Eriksen te Real Madrid. Formula, Reguilon te Inter dhe danezi për Los Blanos për dy vite.
727: Pas Juves sipas AS,edhe Interi lakon emrin e mbrojtësit brazilian të Realit, Marselo. Në klub thonë fiasko.
727: Nis nesër me Liverpul-Lids, Premier League. Marcelo Bielsa nënshkroi dje një kontratë të re një vjeçare me Lids.
727: Pasi doli pozitiv Aurelio De Laurentis, e gjithë skuadra e Napolit iu nënshtrua tamponit. Sot, përgjigjja e gjitha negative.