Tirana prezanton ganezët


Pas mesfushorit Ibrahim Sulej, klubi bardheblu prezanton brenda ditës edhe dy ganezët e tjerë Isak Giamfi dhe Derrik Sasrak.

Tirana realizon përforcimet e premtuara me lojtarët ganezë për të cilët pati gjetur akordin javë më parë.

Klubi u tregua mjaft korrekt me publikun dhe popullin bardheblu kur herë pas here njoftoi se në datën 10 shtator, të tre lojtarët afrikanë, do udhëtonin drejt Tiranës.

Fillimisht klubi prezantoi mesfushorin 19 vjeçar Ibrahim Sulej ndërsa në vijim bardheblutë prezantuan edhe lojtarët Iask Giamfi dhe Derrik Sasraku.

Nëse dy të parët janë me rol në repartin e mesfushës Sasraku 26 vjeçar, vjen si sulmues. Largimi i Ngo por dhe largimi eventual i Muçit, dikton. Në majë Tirana ka edhe Avdiajn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!