Reja: Do ndryshoj disa futbollistë

Shqipëria do të luajë nesër ndaj Lituanisë në ‘Air Albania Stadium’ për Grupin C4 të Nations League.

Pas fitores ndaj Bjellorusisë tri ditë më parë, kuqezinjtë por dhe vetë tekniku Edi Reja, e shohin të domosdoshme suksesin nesër ndaj lituanezëve. Gjithësesi, tekniku pranoi se në radhët e futbollistëve për këtë takim, do të ketë disa të reja.

Si vjen Shqipëria?

“Një ndeshje e ndryshme, e vështirë. Lituania luan mirë me topin, është e shpejtë nga krahët. Kam besim te ekipi im. Do më duhet të bëj disa ndryshime. Do jem shumë i kujdesshëm në zgjedhjet e mia. Ata humbën, por skuadra reagon dhe mund të na hapë shumë punë”.

Faza sulmuese?

Sa i përket fazës sulmuese kam probleme, pasi Cikalleshi ka shqetësime fizike. Për mbrojtjen nuk është se kam ndonjë shqetësim, pasi nuk lodhen shumë, sidomos tre mbrojtësit e qendrës. Kam edhe Enea Mihaj, i cili është kandidat për të luajtur.Edhe për pjesën e mesfushës, kemi Baren dhe Abrashin, që kanë shpenzuar shumë energji. Po shikoj dhe në mesfushë për të bërë ndonjë ndryshim. Nuk e di si do të jetë Hysaj, nëse do të jetë “top” si kundër Bjellorusisë, por duhet të tregojmë shumë kujdes për lojtarët, që të mos pësojnë dëmtime”.

I kënaqur nga transferta?

Sigurisht që jam i kënaqur me rezultatin ndaj Bjellorusisë, por rruga është e gjatë. Nuk mund të them se kemi eufori, pasi kemi nisur menjëherë të përgatisim ndeshjen e radhës. Nuk duhet të bëjmë asnjë gabim. Nuk isha i kënaqur me sulmin kundër Bjellorusisë, pasi nuk e ndihmoi shumë skuadrën, por për shkak të problemeve fizike, edhe ndeshja nuk u interpretua nga lojtarët siç duhet. Ne kishim 9 muaj pa u takuar me njëri-tjetrin dhe për tre ditë, është shumë e vështirë. Ishte e vështirë të fitonim, por jam shumë i kënaqur me lojtarët e mi. Treguan se donin të fitonin me çdo kusht. Ne kompensuan pjesën fizike me karakterin që treguam në fushë”.

Roshi?

“Ai hyn në fushë dhe zgjidh ndeshjen. Unë do të doja që Roshi të ishte titullar, por për shkak të modulit me të cilit luajmë, nuk është e mundur. Ua kam thënë lojtarëve, sikur 5 minuta të luajnë, duhet të japin maksimumin në fushë. Është e vështirë të ndryshohet skema gjatë rrugës. Unë kam kohë që luaj me këtë skemë dhe ekipi është përshtatur. E kam provuar dhe Roshin, por nuk dua të bëj eksperimente të tilla”.

Ramadani dhe Ismajli?Për sa i përket dy lojtarëve, kanë disa probleme fizike dhe më vjen shumë keq. Mund të them se nuk mund të rikuperohen për këto dy ndeshje. Duhet të presim tetorin. Më vjen keq, sepse i kisha në planet e mia. Normalisht, mua më duhen 22 lojtarë për dy ndeshje. Por sigurisht që ne kemi shumë alternativa, kemi shumë lojtarë të rinj: Çekiçi, Laçin.

I kam parë në stërvitje, janë shumë mirë teknikisht dhe fizikisht. Janë dhe Broja e Çepele, që kanë bërë shumë mirë. Më ka pëlqyer shumë Broja, por dhe Çepele, i cili është vetëm 17-vjeç, por është një lojtar që duket sikur ka shumë eksperiencë. Sigurisht do të vijë edhe momenti për këto lojtarë të rinj”.

Debutues?

Kemi lojtarë që mund të debutojnë nga fillimi, por dhe nga stoli. Për të vendosur, do të mendohem mirë, deri sa të dal në një konkluzion”, u shpreh Edi Reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!