Broja, gati debutimi ndaj Lituanisë

Sulmuesi 18 vjeçar në pronësi të Çelsit, i huazuar së fundi te skuadra e Viteshes në ‘Eredivise’, pritet të debutojë sot me skuadrën A.

Edi Reja ka detyrën e madhe që të formatojë dhe udhëheqë skuadrën pas pak orësh drejt fitores së dytë në Grupin C4 të Nations League.

Në konferencën e fundit për shtyp, tekniku 74 vjeçar, deklaroi se do të kryente rrotacion te kuqezinjtë në duelin ndaj Lituanisë.

Me lodhjen si ‘pretekst’ parësor, duket se italiani kërkon të shohë për modele të tjera fituesi brenda grupit në dispozicion. Priten ndryshime në mbrojtje mesfushë por dhe sulm.

Ai më kryesori duket se lidhet me debutimin absolut me skuadrën A të sulmuesit të talentuar të Çelsit, Armando Broja. Duhet pritur ora 20:45 për të parë kompozimin e ri të ‘plakut’ Edi Reja në ‘Air Albania Stadium’.

Aq më tepër që takimi i pasdites mes Kazakistanit dhe Bjellorusië, për Grupin C4, u mbyll 1-2 për bjellorusët. Një shans për Shqipërinë për të udhëhequr e vetme C4…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!