Çekiçi, ftesa shtesë e Rejas

Endri Çekiçi nga lista e pritjes te ajo zyrtare e teknikut Edi Reja.

Pjesë e Olimpja Lubjanës në Slloveni, mesfushori pogradecar mbylli një edicion brilant, ndërsa klubi nisi të japë përgjigje interesit të shtuar në merkato.

I gjendur në listën e pritjes të teknikut italian Edi Reja, për 2 sfidat e muajit shtator ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë, Çekiçi kapërcen te grumbullimi zyrtar, i cili do të ndodhë nesër në ‘Tropikal’ të Durrësit.

Sikundër disa sportistë të rinj, edhe Çekiçi thirret për herë të parë në Kombëtaren A. Mungesa e ndonjë lojtari të listuar dhe që nuk ka arritur të udhëtojë drejt Shqipërisë, mund të jetë arsyeja e thjeshtë pse lojtari kalon nga lista e pritjes, te ajo aktive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!