Vllaznia fituese ndaj Erzenit në testin e radhës…

Miqësore: Vllaznia-Erzeni 2-1 (Marku 10′ (p), Imeri 28/ Çema 49)

Stadiumi “Loro Boriçi” priti sot në kushte vakumi testin e radhës së Vllaznisë së re me Bërdariç në timon.

Përballë shkodranëve ishte skuadra shijakase e Erzenit, e cila militon në Kategori të Parë. Në këtë takim luajtur në temperatura të larta, vendasit kaluan të parët në avantazh me Markun nga pika e bardhë e penalltisë.

Prurja e re Imeri, shënon edhe golin e dytë, ndërsa në start të fraksionit të dytë, miqtë ngushtuan shifrat me Markovanbasten Çema.

Isaevski, një tjetër futbollist i afruar së fundi, la Vllazinë me 10 futbollistë për disa minuta’. Protestat e lojtarit u vlerësuan me karton të kuq nga kryesori Indrit Myrtja.

Bërdariç në fund tha se i duhet deomos një sulmues i mirë dhe se do e kërkojë me insistim.

Katër skuadra nga Superiroja kaluan në turin e dytë Europa League. Do jetë e vështirë për Vllazninë të përballet me ta në kampionatin e ri?

“Do të jenë ballafaqime shumë të vështira, por futbolli për ballafaqime është, unë i du të tilla ndeshje, por normalisht duke rritur nivelin e skuadrës të shpresojmë të kemi përballje të forta me këto ekipe” –tha ndër të tjera tekniku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!