E bujshme: 11 ‘Topa të Artë’ mund të luajnë bashkë te Juve…

E bujshme nga Spanja. Lionel Mesi mund të luajë me Kristiano Ronaldon te Juventus. Në fakt, hipotezat për një bashkim të dy fenomenëve të 15 viteve së fundit në një skuadër, janë hedhur një vit më parë, por tani me problemet dhe tjetërsimin e Barcelonës në staf, por dhe në kontigjent, ylli arrgjentinas e sheh vetën larg projektit të ri.

Inter, Juventus dhe Paris SG, gati për të bërë betejë për Lionel Mesi, i cili është gjithnjë e më i prirur të largohet nga Barcelona”. Kjo është ajo që shkruan gazeta spanjolle ‘Sport’, e cila tregon se si ‘pleshti’ nuk e sheh më Barcelonën konkurruese në nivel ndërkombëtar.

Klubet italiane, të favorizuara edhe nga regjimi tatimor në fuqi në gadishull, do të kishin një avantazh ndaj PSG, e cila ka kohë që është futur në tratativa për të rrembyer Mesin.

Mesi mund të bëhëj edhe pjesë e skuadrës së Sitit të Guardiolës, por atje në Angli, nuk janë fort të gatshëm për të marrë sherbimet e një lojtari 33 vjeç. Pavarësisht se Mesi dhe Guardiola ruajnë një raport të shkëlqyer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!