Larson kthehet në Barcelonë…

Ndyshimëve të shumëta te kampi blaugrana i bashkohet dhe ai i stafit të ri të teknikut Ronald Koeman. Barcelona ka arritur një marrëveshje me Alfred Shreuder dhe Henrik Larson për integrimin e tyre në stafin e udhëhequr nga Ronald Koeman.

Të dy kanë nënshkruar deri më 30 qershor 2022. Alfred Shreuder, i lindur në Barneveld (Holland) më 2 nëntor 1972, është një ekspert trajningu si në Holandë ashtu edhe në Gjermani.

Nga ana tjetër Koeman dhe Larson përkuan gjatë fazës së tyre të futbollit, kur të dy luajtën në Fejenord 1995 dhe 1997. Tani, 23 vjet më vonë, ata do të takohen përsëri në Camp Nou, ku të dy paten lavdi si lojtarë. Si trajner, Larson ttrajnoi Falkenberg dhe Helsingborg në Suedi.

Kthimi i Larson në Camp Nou këtë radhë në pozicion specialisti rigjon nostaligjinë e dikurëshme pasi suedezi i ardhur nga Selltik në 2004-ën u tregua mjaft impulsiv duke shkëlqyer, teksa në 62 ndeshje shënoi 22 gola. Me Barcelonën ai fitoi një Ligë të Kampionëve, dy La Liga dhe një Superkupë Spanjolle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!