Muriqi i Lacios, të hënën prezantimi

Udhëton në fundjavë, akordi përfundimtar me 16 milionë euro plus dy milon bonuse.

Drejtori sportiv i Lacios Igli Tare ka mbyllur përfundimisht marrëveshjen për transferimin e sulmuesit dardan Vedat Muriqi në Seria A.

Sulmuesi i Fenerbahçes do të firmosë një kontrate 5-vjecare me Lacion e Tares nga e cila do të përfitojë 2 milionë euro në sezon. Akordi përfundimtar me 16 milionë euro plus dy milon bonuse.

Muriqi pritet të mbërrijë në fundjavë në Romë për të kryer vizitat mjekësore të hënën më 24 gusht. Me shumë gjasa pas vizitave do të prezantohet para mediave e do të firmoset edhe kontrata.

Sakaq, Lacio dhe Fenerbahçe operuan edhe me futbollistin Bastos. Mbrojtësi kaloi tek Fenerbahce ndërsa nuk u përfshi në këtë operacion të lëvizjes së Muriqit drejt Lacios e cila fitoi për kalimin e mbrojtësit 4 milion euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!