COVID-19 shtyn Ligë1
Ishte programuar ndeshja Marsejë-Sent Etien për të hapur kampionatin francez të futbollit nesër, por derbi i Ligë1, shtyhet për shkak të Koronavirusit me raste të reja te skuadra marsejeze.
Deklarata zyrtare nga Olimpik Marseja, lëshuar këtë mëngjes në të cilën bëhet e ditur, se pas testeve të hënën, nuk u zbulua asnjë rast i ri i me COVID-19, por 3 rastet e dyshuara të dielën konfirmohen.
Sipas informacionit të mbledhur nga “RMC Sport”, ndeshja kundër Sent-Etien, e cila duhej të përuronte Ligue 1 2020-21, është shtyrë për një datë të mëvonshme (flitet për datën 21 gusht).
Rregullorja e Federatës Franceze parashikon, se nëse ka 4 ose më shumë futbollistë pozitivë në një ekip, atëherë ndeshja do të shtyhet. Pas Marsejës, edhe te Nimes ka raste të reja me COVID-19. Klubi francez ka bërë të ditur dy raste pozitive.