Bylis vendos ‘Malin’ në portë

Bylis skuadra që pati një edicion fantastik në gjysmën e parë të sezonit të shkuar, nga dje ka nisur fazat përgatitore për edicionin e ri të futbollit. Klubi me Dovedan në pankinë, ka konfirmuar afrimin e parë dhe ai figuron portieri Hektor Mali.

Lojtari më i ri i mallakastriotëve ishte pjesë e Devollit, por më herët ka veshur edhe uniformën e Pogradecit.

Mali ka firmosur kontratë tri vjeçare me klubin e ri dhe pritet të jetë ndër protagonistët e radhës në kuadratin që vjet pati ‘zot’ Isli Hidin.

Përpos aventurës me klubin e ri, për ish-portierin e Devollit, ky do të jetë angazhimi i parë në nivel superior.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!