Hamilton nuk ndalet, fitorja e 4-t e sezonit

Kampioni në fuqi, piloti i Mercedesit Luis Hamilton, interpretoi një garë gati të përsosur në Grand Prix të Barcelonës, duke regjistruar fitoren e tij të katërt të sezonit. Podi i fituesve u plotësua nga holandezi Maks Verstapen i Red Bull dhe finlandezi Valteri Botas i Mercedes.

Serxhio Perez i Racing Point kaloi finishin i katërti, por zbriti një vend më poshtë për shkak të një penalltie prej 5 sekondash, ku përfitoi Lance Stroll po i Racing Pont.

Piloti spanjol Karlos Sainz i McLaren u rendit në vendin e 6-të, duke lënë pas gjermanin e Ferrarrit, Sebastian Fëtel, që u vlerësua edhe si “piloti i ditës” në këto gara.

Në xhiron e 37-të, në kthesën 15, makina Ferrari e Çarls Leklerkut u ndal në mënyrën më të çuditshme. Piloti nga principata arriti të shkonte deri në bokse, por stafi teknik nuk arriti ta rifuste sërish në garë “kokëkuqen”.

Ja dhe renditja përfundimtare e Grand Prix të Barcelonës:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!