Marklei, një brazilian tjetër për “Niklin” e ri…

FC Feronikelit i është bashkuar edhe një brazilian në radhët e veta. Bëhet fjalë për sulmuesin Marklei Çezar Shaves Santos, i cili sot ka firmosur për të ju bashkuar objektivave të klubit tonë.

Marklei është i lindur më 8 qershor 1989 në Bahia të Brazilit, është i gjatë 185cm, me pozitën natyrale të tij në qendër të sulmit. Qendërsulmuesi i është bashkuar klubit, me ambicien e vetme për ta rikthyer FC Feronikelin në kreun e tabelës dhe për pjesëmarrje në garat europiane.

Ardhja e Marklei edhe një herë tregon seriozitetin e presidenti dhe kryesisë, për një ekip fantastik që po e ndërtojnë për sezonin e ri. Sulmuesi më parë ishte pjesë e skuadrave braziliane, si: Viktoria, Boa, ai ishte pjesë edhe e Mitra Kukar në Indonezi dhe Chonburi FC në Tajlandë. Ai te FC Feronikeli vjen pas skuadrës braziliane, Bahia de Feira.

Marklei tashmë i është bashkuar ekipit dhe do të fillojë stërvitjet në momentin që të lejohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe FFK. Presidenti Ramaj tha që sjellja e Marklei në ekip, është pjesë e vazhdës së revolucionit të ri që kemi filluar për t’i bërë gati Tovërlanit një ekip konkurrues për sezonin e ri.

“Ardhja e Marklei dhe futbollistëve tjerë, si: Greca, Marko, Avdyli dhe rinovimi me Bojkun, tregon që kemi filluar një revolucion të ri në ekip dhe duam që t’i ofrojmë trajnerit Tovërlani një ekip sa më konkurues. Unë personalisht, po ashtu edhe FC Feronikeli në përgjithësi, nuk ndihemi komod në pozitat e mesme të tabelës, prandaj duam të ofrojmë gjithçka në dispozicion, që në sezonin e ri të luftojmë për pozitën e parë”, tha Ramaj për faqen e klubit.

Në anën tjetër, Marklei deklaroi se është i lumtur që po bëhet pjesë e FC Feronikelit dhe se qysh tani po e ndjen mikëpritjen brenda në ekip.

“Jam i lumtur që arritëm marrëveshjen dhe jam pjesë e FC Feronikelit, futja në kabinetin e trofeve dha përshtypje të mëdha për këtë klub që viteve të fundit ka fituar gjithçka, ambicja ime dhe e klubit padyshim që është pozita e parë, të cilën shpresoj ta arrijmë së bashku. Unë nuk do të kursehem”, tha Marklei për faqen e FC Feronikeli.

Marklei bëhet braziliani i dytë në ekip, pasi që dihet se pjesë e klubit është edhe Zhan Karioka da Silva, shkruhet bnë faqen zyrtare të klubit kosovar të Feronikelit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!