Starti/ Daja merr Bozhiqin dhe lojtarin nga Hong Kongu

Partizani nis epokën ‘Ilir Daja’. Sot në kompleksin ‘Pepa’ në Elbasan, të kuqtë e kryeqytetit, nisën zyrtarisht përgatitjet sezonale për edicionin 2020-21. Ndryshe nga sezonet e fundit, teksa Partizani niste me italianë, sot në përgatitore me teknikun e njohur kryeqytetas, me të cilin firmosi 2 ditë më parë.

Në terren edhe Ilir Bozhiqi, ndihmësi i Dajes te Skënderbeu, si dhe Artim Pollozhani. Nga radhët e futbollistëve të afruar ishte edhe Remi Dujardin, 23 vjeç nga Hong Kongu.

Ndërkohë edhe pse pati interesim të jashtëzakoshëm mediatik për debutimin në terren të Partizanit të ri, por dhe vetë Dajës, ky i fundit nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, duke u mjaftuar me frazën: ‘I thashë në prezantim çfarë kisha për të thënë’.

Sakaq, seancën e parë e ndoqi drejtori i përgjithshëm i klubit, Olsi Rama. Numri dy i ‘Demave’, ndryshe nga trajneri Daja, gjeti kohë dhe uroi jo vetëm skuadrën e tij për një edicion të mbarë, por lëshoi fjalë falenderuese për ish- mesfushorin Bruno Telushi, teksa ditën e sotme u zyrtarizua te Kukësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!