Blerim Krasniqi goditja e madhe e Teutës

Tani po. Teuta fituese e Kupës së Shqipërisë, kryen në dukje lëvizjen më të madhe në merkaton e verës. Sipas klubit durrsak, te Teuta e Edi Martinit, është afruar sulmuesi Blerim Krasniqi, i cili ishte pjesë e Skënderbeut të Korçës.

Durrsakët, të shortuar në Europë me Beitar Jerusalem, teksa do luajnë në ‘Niko Dovana’ më 27 gusht, janë duke kryer përgatitje intensive. Paralelisht po punohet edhe për lojtarë. Krasniqin nuk është habi ta ndjekë edhe Nazmi Gripshi…

“KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin 24 vjecar Blerim Krasnqi. Drejtuesit e klubit dhe sulmesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim dhe lojtari është prezantuar në ambiente e “Vila Paskuçi” dhe tashmë është pjesë e bluve.

Blerim Krasnqi në Durrës vjen nga ekipi i Skenderbut, ku ka luajtur me korcarët, 60 ndeshje dhe ka shënuar 12 gola. Blerim Krasnqi do bashkohet me ekipin në stërvitje nesër, ndërsa bëhet përforcimi i dytë i Teutës në këtë afat kalimtar. KF Teuta i uron mirëseardhje Blerim Krasnqit, duke i dëshiruar suksese dhe shumë fitore me fanellën e skuadrës tonë!,”- njofton Teuta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!