Doka te Gorica, nis seancat përgatitore…

Albi Doka ish-mbrojësi i Tiranës nënshkruan dhe nis aventurën e re me Nova Goricën në Kroaci. 24 vjeçari largohet me titullin kampion nga bardheblutë dhe në angazhimin e ri me Goricën shkon me parametra zero.

Ndërkaq, Doka pasi ka kryer të gjitha detyrimet e axhendës prezantuese, ka zbritur menjëherë në seancë me skuadrën e re. Kontrata e tij deri në qershor 2024.

Klubi i HNK Gorica:

Mbrojtësi i djathtë 23 vjeçari Albi Doka është lojtari i ri i HNK Gorica. Ai ka nënshkruar një kontratë deri në verën e vitit 2024 dhe do të mbajë fanellen me nuër 7′

Doka pas prezantimit:

Jam shumë i lumtur që jam këtu, që kam firmosur një kontratë me Nova Gorica dhe jam i bindur se ky është një transferim i mirë për mua. Ardhja te Gorica ishte një hap i ri në karrierën time dhe një mundësi e shkëlqyer për të provuar veten në një nivel më të lartë të futbollit”, Doka pas firmës me Nova Gorica.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!