Sherri zbret në seancë, Laçi e mirëpret

Ashtu sikundër ‘Sporti im.al’ ka raportuar që nga pasditja e djeshme lidhur me afrimin e Alen Sherrit te Laçi, sot 22 vjeçari ka përmbushur detyrimin e parë duke zbritur në terren për tu stërvitur me skuadrën e re.

Në fakt, kurbinasit kanë simpatizuar talentin shkodran fill pasi klubi verior me Mirsad Jonuz vendosi ta dënojë lojtarin ekstrem të mbrojtjes duke e pezulluar apo lënë në stol.

Me qetësi, Laçi ka pritur fundin e kontratës dhe menjëherë ka paraqitur ofertën konkrete për Alen Sherrin.

Dje klubi e zyrtarizoi, sot Sherri del në seancën e parë me bardhezinjtë për të nisur aventuren e re me kurbinasit që me gjasë sheh te Sherri portierin e së ardhmes europiane. Nesër shorti për kupat e europës …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!