Daja te Partizani, nesër prezantimi
Klubi i Partizanit ka njoftuar se nesër në orën 11:00 do të zyrtarizojë dhe prezantojë trajnerin e ri Ilir Daja. Këtë radhë klubi kryeqytetas ka vendosur të njoftojë mediat dhe të interesuarit se axhenda prezantuese do të zhvillohet në ambientet e ”Arte Boutique Hotel”.
Ilir Daja prej kohësh ka zaptuar ‘stolin e artë’ në Kategorinë Superiore. Kampion me Dinamon, Elbasanin dhe Skëndërbeun, tiranasi 54 vjeçar nga nesër nis si teknik i Partizanit.
Njoftimi:
FK Partizani nesër do të prezantoj trainerin e ri në, ambientet e “Arte Boutique Hotel” ora 11:00.
Faleminderit..
