Magani i jep lamtumirën Ballkanit…

Artur Magani ka përfunduar aventurën e tij në radhët e skuadrës së Ballkanit. Gjatë sezonit që sapo është mbyllur, sulmuesi 26-vjeçar, i biri i trajnerit të njohur peqinas Gugash Magani, ka zhvilluar 22 ndeshje me fanellën e skuadrës nga Suhareka, duke shënuar edhe 5 gola.

“Nga sot jam lojtar i lire. Falenderoj te gjith shoket e ekipit te FC Ballkanit dhe Ismet Munishin per mu tranjeri me i mir ne Kosove. Me respekt Artur Magani,”– shkruan sulmuesi, i cili më herët ka luajtur edhe me skuadrën e Feronikelin, me të cilën ka fituar edhe titullin kampion të Kosovës.

Artur Magani, i cili ka spikatur në radhët e Teutës në periudhën 2015-2017, nuk tregon për të ardhmen e tij, nëse ajo do të vazhdojë në Kosovë apo do të kthehet në Shqipëri. Ndërkohë trajneri Munishi nuk i kursen lëvdatat për Maganin, duke u shprehur, se “nuk kam takuar djalë me të edukuar e me burrë se ti dhe sulmues me te shkolluar”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!