Lila dhe Cikalleshi takim me akademinë e Besës…

Andi Lila: Besa ‘Djepi i futbollit’

Andi Lila dhe Sokol Cikalleshi kavajasit e famshëm në futbollin Kombëtar e ndërkombëtar, udhëtuan sot drejt qytetit të lindjes për të nderuar brezat e rinj.

Edhe pse Lila mban rolin e kryetarit të Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë, në terrenin ku përgatitën e ardhmja e Besës, transformuar në ‘Akademi’, në rolin e një qytetari kavajas, është munduar të vlerësojë jo vetëm të talentuarit por dhe Cikalleshin duke e quajtur ndër futbollistët më të mirë të historisë së Kavajes dhe Kombëtares Kuqezi.

Në takim, asistuan edhe trajnerët Ariel Shtini dhe Ornejd Shala.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!