Teleteksti i mbrëmjes…

727: Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Kristijan Toshevski. Mbrojtësi i djathtë vjen si një përforcim me shumë vlera për dy sezonet e ardhshme pranë skuadrës bardheblu. Futbollisti do t’i bashkohet Tiranës në fazën përgatitore e cila pritet te fillojë në ditët në vazhdim.

727: Vllaznia bën të ditur se ditën e nesërme ora 10:00, në ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” administratori i klubit z. Suad Lici dhe sponsori, z.Alban Xhaferi, do të bëjnë prezantimin e drejtorit të ri sportiv të klubit Matko Djarmati.

727: Klubi i Teutës firmosi sot dokumentin bojkotues të kampionatit Superior i nënshkruar dje nga 9 klubet e tjera të Superiores. Arseja: 4 pikat që Liga i kërkon qeverisë.

727: Skënder Gega nis punën te Kukësi. Të hënën skuadra migron drejt Tropojës për tu stërvitur për turet kualifikuese të Europa League.

727: Elseid Hysaj kthehet përsëri ne qendër të merkatos. Klubi nuk e do, teksa Hysaj hedh poshtë ofertën e Torinos. Përflitet një kalim te Juve edhe pse Gatuzo e do te Napoli.

727: Turbina largon trajnerin Vladimir Gjoni, ndërsa Luzi 2008 konfirmon Anxhelo Sutën edhe për edicionin ri.

727: Zidan thotë nga Anglia, se Bejl nuk pranoi të luante për Realin ndaj e kishte lënë jashtë grumbullimit për ndeshjen kundër Sitit. Nga ana tjetër tekniku zbulon se në fushë rikthehet Eden Hazard.

727: Agjensia Botërore e Anti-Dopingut (WADA) do të lehtësojë gjobat nga viti i ardhshëm për atletët që testojnë pozitiv për “ilaçet rekreative” jashtë konkurimit. WADA njoftoi se ata atletë që janë pozitivë për substanca që nuk kontribuojnë në rezultate më të mira nga 1 janari, do të pezullohen vetëm për një muaj nëse bien dakord për rehabilitimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!