Zenit fiton Superkupën e Rusisë…

Superkupa e Rusisë: Zenit-Lokomotiva Moskë 2-1

Zenit pas suksesit në kampionat teksa u shpall kampion i vendit, fiton edhe Superkupën ruse për vitin 2020. Në ‘VEB Arena’, stadiumin CSKA së Moskës, skuadra e Semak, mundi Lokomotivën e Moskës 2-1.

Në këtë takim të ndezur kampionët e Rusisë kaluan përpara në minutën e 14′ me Dzyba. Edhe pse skuadrat u përpoqen për të shënuar, sidomos vendasit e Lokomotivës, pjesa e parë nuk pati gol tjetër.

Në fraksionin e dytë është sërish Zenit që realizon me Ozdoev për ekipin nga Shën Petersburgu. Korluka për Lokomotivëm hap shpejt takimin me golin në të 72-tën por pa mundur të barazojë shifrat.

Me skuadrën fituese edhe blerja më e re e tyre Dejan Lovren. Kroati u afrua për te Zeniti nga Liverpuli. Ky është suksesi i 4-ët për Zenit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!