Tronditet Paris SG, Mbape tri javë stop!

Kilian Mbape, tri javë jashtë fushave të futbollit! Rezultati i testeve kanë përcaktuar se sulmuesi Paris SG ka dëmtuar kaviljen e këmbës së djathtë, çka i ka dëmtuar edhe ligamentin e jashtëm.

Goditja e tmerrshme që pësoi nga mbrojtësi Perrin i Sent Etienit, të premten e kaluar gjatë finales së Kupës së Francës, ka patur pasojat nga të cilat të gjithë kishin frikë.

Sulmuesi parizien nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Atalantës për 1/8 finale të Champions League. Tri javët e ndalimit, siç deklarohet nga klubi kampion i Francës në njoftimin për shtyp, e përjashtojnë Kilian Mbapen nga ndeshja e planifikuar për t’u zhvilluar më 12 gusht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!