Juventus, në “qiellin e nëntë”…

Juventus fitoi titullin e nëntë të tij radhazi në Serie A, pasi mposhti Sampdoria me gola nga Ronaldo dhe Bernardeschi. CR7 shënoi golin e parë të lojës në minutën e 45-të ndërsa shoku i tij i skuadrës, Federiko Bernardeski realizoi në minutën e 67-të.

Me këtë fitore, “Zonja e Vjetër”, me 7 pikë më tepër se Inter kur kanë mbetur edhe dy javë për t’u luajtur, siguron edhe matematikisht titullin kampion në Seria A. I 36-ti në historinë e bardhezinjve të Torinos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!