Interi presion Juves, diferenca në 4 pikë…

Inter me Lukakun dhe Sançez kalon Xhenovan 0-3 në javën e 36-të të Serisë A. Nga kjo transfertë zikaltërit e Kontes, falë pikëve të plota, ngjiten në vendin e dytë të renditjes, duke shkuar – 4 pikë larg Juventusit, që nga ana e tij luan nesër me dorianët e Sampdorias.

Golat e Lukakut (34′, 90+3′) dhe kryevepra e Sançezit (83′) kanë vulosur fitoren e Inter ndaj Xhenovas që rrezikon zonën e rënies.

Sakaq, belgu i ardhur te Interi nga Junajtid, ka realizuar 29 gola në ndeshjet e luajtura këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

Por veç sulmuesit 27-vjeçar një figurë të mirë po bën edhe kiliani Aleksis Sançez. Interi bëri shumë gabime javët e fundit duke mos arritur të rivalizojë seriozisht kreun.

Ndërkaq, më herët u luajt Breshia- Parma 1-3, teksa ndeshja e fundit e ditës së sotme në Seria A ajo mes Napolit dhe Sasuolës u mbyll 2-0 për vendasit. Goli i parë u shënua nga Hysaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!