Portugalia jep verdiktet sezonale

Me ndeshjet e javës së fundit (34), u mbyll edhe kampionati portugez i futbollit.

Porto me 82 pikë, shpallet kampion i vendit luzitan, duke zbritur nga froni rivalët e përjetshëm të Benfikës, të cilët u ndalen te 77 pikët.

Klubi përveç titullit, kampion, në radhët e tij për këtë sezon ka dhe lojtarin më të mirë, sulmin më të mirë, mbrojtjen më të mirë dhe numrin më të madh të fitoreve. Të dyja të mëdhatë në Champions League.

Në Europa League shkojnë Sporting Braga, Sporting Lisbonë dhe Rio Ave, që në ditën e fundit i rrembejnë vendin Famalicaos për një pikë. Portimonense dhe Aves pas fitores mbrëmë të Tondelës, zbresin nga kategoria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!