Ipko Superliga Kosovës ul siparin e sezonit

Ipko Superliga e Kosovës mbylli sezonin futbollistik 2019-20. Ndërsa javën e shkuar ishte zgjidhur enigma e titullit, në javën e 33-të dhe të fundit të kampionatit, lufta ishte e ashpër në fundin renditjes, në garën për mbijetesë.

Edhe pse Drita u mund 2-1 në Suharekë ndaj Ballkanit, pozicioni i saj në krye të renditjes nuk u lëkund. Edhe pse “shemra” e saj, Gjilani, arriti të fitonte minimalisht në Prishtinë.

Fitorja e tri ballafaqimeve ndaj Gjilanit të trajnerit Gentian Mezani, edhe pse të dyja në kuotën e 68 pikëve, i ka krijuar luksin Dritës, që të shpallet kampione e Kosovës që javën e shkuar.

Fitorja 1-0 e Gjilanit në Prishtinë, çka ishte edhe e pritshme, solli pasoja për Flamurtarin. Skuadra kryeqytetase, në përfundim të javës së 33-të e shikon veten jashtë Ipko Superigës së Kosovës.

Rivalja e saj, Drenica me fitoren 1-0 ndaj Dukagjinit, ia arrin të sigurojë qëndrimin në kategorinë e futbollit elitar të Kosovës.

Ja dhe rezultatet teknike të javë së 33-të Ipko Superligës:

Ballkani-Drita 2-1

Flamurtari-Gjilani 0-1

Trepça ’89-Prishtina 2-1

Ferizaj-Feronikeli 2-4

Drenica-Dukagjini 1-0

Vushtrria-Llapi 5-3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!