Drita në ‘Ballkan’, java e fundit e Ipko-s

Ipko Superliga e Kosovës ul sot siparin e edicionit futbollistik 2019-20. Duke nisur nga ora 17:00, të gjitha protagonistet do të luajnë aktin e fundit sezonal në këtë realitet të pazakontë të pandemisë botërore.

Drita e Gjilanit, e shpallur javën e kaluar kampione e Ipko-s, udhëton drejt Suharekës për t’u përballur me Ballkanin. Skuadra e Ismet Munishit (Ballkani) ishte bukuria e këtij edicioni, duke udhëhequr për shumë javë klasifikimin.

Në fushë me synim fitoren ndaj Flamurtarit të Prishtinës në transfertë edhe Gjilani i teknikut vlonjat Gentian Mezani, i tejmbushur me futbollistë nga Kategoria Superiore.

Gjithsesi vendasit e Flamurtarit edhe pse vijnë në javën e fundit si vendi i 6-të, një humbje në shtëpi, shoqëruar me fitoren e Drenicës dhe Trepça’89, mund t’i dërgojë një kategori më poshtë.

Java e 33-të Ipko ora 17:00:

Ballkani-Drita

Flamurtari-Gjilani

Trepça ’89-Prishtina

Ferizaj-Feronikeli

Drenica-Dukagjini

Vushtrria-Llapi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!