Mbyllet Premier League, ja verdiktet…

Edhe pse në kohë pandemie, Premier League doli në ‘breg’. Sot u luajtën ndeshjet e javës së fundit, asaj të 38-të, duke dhënë edhe verdiktet përfundimtarë të kampionatit më spektakolar në glob.

Liverpul i shpallur kampion prej javësh, nuk e prishi traditën, fitoi 3-1 në transfertë ndaj Njukasëllit duke ruajtur portretin e kampiones. Mançester Junajtid fitoi 2-0 ndaj Lesterit duke u pozicionuar pas Sitit në renditje.

Me të njejtin rezultat, 2-0 fitoi edhe Çelsi, i pozicionuar në zonën Champions. Lieçester dhe Totenhem duhet të kënaqen me pjesëmarrjen në Europa League.

Ndërkaq Buornëmuth, Uatford dhe Noruiç duhet t’i japin lamtumirën Premier League, pasi sezonin e ardhshëm do të zbresin për të luajtur në Championship.

Ja dhe rezultatet teknike të ndeshjeve të javës së fundit në Premier League:

Njukasëll-Liverpul 1-3

Arsenal-Uatford 3-2

Bërnli-Brajton 1-2

Çelsi-Volves 2-0

Everton-Buornemuth 1-3

Leister-Man. Junajtid 0-2

Sauthempton-Shefild Utd. 3-1

Uest Hem-Aston Vila 1-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!