Guardiola, 330 mln. për Sitin e ardhshëm

Siti është gati të ngjitet në skenën e tregut të futbollit. Sipas gazetës spanjole “Sport”, buxheti i “Qytetarëve” të Mançesterit për forcimin e ekipit do të jetë 330 milionë euro.

Anulimi i dënimit të UEFA-s nga CAS i Lozanës, ka ndikuar te drejtuesit e lartë të skuadrës që t’i japin Guardiolës disa lojtarë të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm.

Prioritetet do të ishin katër futbollistë: dy mbrojtësa qendrorë, një zëvendësues për Sane dhe një sulmues “xhoker”.

Për mbrojtësit do të shikohet në Itali: në fakt, për Kalidou Koulibalin e Napolit dhe Milan Skriniarin e Interit, janë mjaft të interesuar te Mançester Siti. David Alaba i Bayern Mynih dhe Diego Karlos i Sevijës, janë gjithashtu në listen e synimeve.

Në vend të Leroi Sane, trajneri Guardiola thuhet se preferon Ferran Torres të Valencias, i cili mund të kërkojë midis 30 dhe 40 milionë eurove. Sulmuesi “xhoker” mund të jetë Kai Havertz i Bayer Leverkusenit, për të cilin edhe interesi i Çelsit është i fortë. Çmimi rreth 75 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!