Hysaj gjen golin e parë në Seria A…

Pasi provoi të shënojë me Kombëtaren kuqezi (ndaj Islandës) Elseid Hysaj shënon edhe golin e parë në Seria A ndaj Sasuolos.

Kapiteni i shqiptarëve me fanellen e Napolit, mori një top nga e majta, u spostua në hyrje të zonës dhe me një të djathtë të fortë shënoi një gol magjik. Ishte minuta e tetë…

Në fakt qe pas ardhjes së Gatuzos në krye të Napolit, Hysaj jo vetëm që është preferuar shumë, por duket se éshtë fshirë nga lista në dalje. Trofeu i fituar dhe goli i sotëm, dy gëzime legjitime të shkodranit.

Jam shumë i lumtur për këtë gol të parë me Napolin. Më vjen keq që nuk ishin këtu tifozët, por ia kushtoj gjithsesi familjes time dhe gruas. Shpresoj që të shënoj të tjerë.

Rinovimi? Jam I qetë dhe jetoj shumë mirë në Napoli. Do të kënaqem deri në fund, pasi këto gjëra nuk dihet si mund të shkojnë. Do të flas me klubin në fund të sezonit pasi tani kemi shumë ndeshje të rëndësishme “- tha Hysaj pas ndeshjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!