Emini kampion në tre troje shqiptarësh

Pas titujve të fituar në dy shtete të ndryshme, një me Kukësin në Superiore dhe dy të tjerë me Shkëndijën e Tetovës në Maqedoni të Veriut, Izair Emini shpallet kampion edhe me Dritën e Gjilanit në Superligën e Kosovës për edicionin sportiv 2019-20.

Një sukses i jashtëzakonshëm për futbollistin tetovar, i cili edhe pse në sezonin e parë në Kosovë si futbollist dhe peripecive me infektimin me COVID-19 ia doli të thyejë tabunë dhe të vendosë në gjoks medaljen e kampionit në Ipko.

Titulli për Dritën erdhi pas takimit mes Gjilanit dhe Ballkanit (2-2)

Shkodrani Erjon Vucaj, u shpall për herë të parë kampion në një kampionat futbolli jashtë Shqipërtisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!