Portieri nuk fshihet nga infektimi…

Portieri i kuqezinjëve deri në 21 vjeç Andrea Hoxha, duket se ka rënë preh e COVID-19 por ndryshe nga disa personazhe të botës së sportit, vendos ta ndajë lajmin me miqtë në rrjete sociale.

Përmes profilit të tij në “Instagram”, portieri kuqezi që aktivizohet me Villengen në ligat e ulëta gjermane, njofton se është gjetur pozitiv me Koronavirus. Gjithësesi, i riu sqaron se gjëndja shëndetësore e tij, është tërësisht e mirë dhe se deri tani, nuk do tja dijë për infektimin.

Përshëndetje! Të dielën kam bërë testin për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Për momentin jam shumë mirë dhe simptomat nuk po më bëjnë keq. Në bashkëpunim me ekipin e futbollit, ekipin shëndetësor dhe menaxherin tim, po ndjekim të gjitha rregullat, në mënyrë që të mos përhapet virusi. Rrini të qetë dhe shëndoshë. I juaji Andrea Hoxha”, shkruan Hoxha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!