Benfika, pas 5 sezonesh rikthehet Zhezus…

Benfika tashmë ka arritur një marrëveshje për kthimin e trajnerit portugez Zhorge Zhezus, i cili do të rikthehet në klubin e Lisbonës, pesë vjet pas largimit të tij, raporton shtypi luzitan.
Zhorge Zhezus, 65 vjeç ka pranuar të stërvisë Benfikën për tre sezonet e ardhshëm dhe do të udhëtojë për në kryeqytet këtë fundjavë, për ta zyrtarizuar lidhjen me “shqiponjat”e Lisbonës.
Trajneri portugez drejtuar skuadrën e Flamengos, me të cilën fitoi Kupën Libertadores dhe kampionatin brazilian vitin e kaluar. Por skuadra, me të cilën ai ka fituar trofetë e tij është Benfika, që e stërviti në mes 2009 dhe 2015 dhe ku fitoi tri tituj kampioni, një Kupë të Portugalisë dhe pesë Kupa të Ligës.
Ai gjithashtu e ka drejtuar Benfikën në dy finale në Europa League, megjithëse pa arritur të marrë trofeun. Më 2013 humbi 1-2 me Çelsin, ndërsa në vitin 2014 humbi me penallti ndaj Sevijës.
Zhezus u largua nga Benfika më 2015, për të shkuar në një nga rivalët e saj më të mëdhenj, Sporting Lisbonë, ku kaloi tri sezone.
Benfika do të luajë në finalen e Kupës së Portugalisë më 1 gusht kundër Portos, e cila u shpall kampione dy ditë më parë.