Samuel Umtiti “zbarkon” në Seria A…

Mbrojtësi francez Samuel Umtiti, sezonin e ardhshëm mund të luajë në Itali. Sipas asaj që raporton faqja e parë e gazetës spanjole “Sport”, plani i Barcelonës është forcimi i mbrojtjes së saj.

Për ta bërë këtë, “blaugranët” janë të gatshëm të huazojnë ish-qendrën francez të Lionit, për të blerë një mbrojtës të një niveli më të lartë.

Këtë sezon, 26-vjeçari Umtiti në radhët e skuadrës katalane ka zhvilluar 18 ndeshje në të gjitha garat spanjole, duke qenë i pranishëm në fushë vetëm për 1316 minuta.

Në Itali, sipas medias spanjole, katër ekipe të Seria A janë të interesuara për mbrojtësin Umtiti, mes të cilave është edhe Roma.

Verdhekuqtë, nëse duan ta bëjnë të tyre lojtarin e ditëlindjes ’93, do të duhet të mposhtin konkurrencën e Napolit, Torinos dhe Lacio, që gjithashtu janë të afeksionuara pas francezit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!