Martini: Objektivi s’ndyshon, duam finalen

Tekniku shkodran pohon se: “Kallaku nuk ka gjëndje optimale. Humbja në kampionat na uli me këmbë në tokë”

Teuta bëri një supersfidë në të vajtjes për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë me Kukësin duke u ndalur te 0-0.

Nesër edhe pse përballë do ketë verilindorët e fortë, sërish durrsakët pretendojnë se duhet të shkojnë më tej. Në finalen e Kupës së 68-të, të 2 gushtit. Edi Martini enkas për ‘Sporti im.al’, tha pak çaste më parë…:

Si e prisni këtë gjysmëfinale?

Kemi përballë ekipin më të mirë në Shqipëri. Do bëjmë maksimumin për të kaluar ne. Ndeshja e parë në ‘Elbasan Arena’, prodhoi 0-0. Rezultat që nuk favorizon shumë pasi me një gol të pësuar në fushën tonë,vendosesh në vështirësi”.

Ndikon ndeshja e humbur kampionat në aspektin psikologjik?

Mendoj se psikologjikisht jemi lart. Ishte në ndeshje që na uli më këmbë në tokë por Teuta duke respektuar Kukësin, beson te kualifikimi. Teuta nuk ka frikë asnjë skuadër. Sidomos në shtëpi.

Organika?

Duhet të bëjmë pa Kuron. Pjesa tjetër është stervitur dhe mendoj se do të jetë e gjitha në dispozicion.”

Kallaku pati probleme shëndetësore para dy ditëve…

Mesfushori ka luajtur jashtë kondicionit më të mirë. Për fat të keq edhe pse është i gatshëm, mendoj se nuk ka gjëndje optimale’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!