“Perandori” i dehur në rrugët e Rios…

Koronavirusi vazhdon të shkaktojë viktima të shumta në Brazil. Por ja që ka edhe nga ata që vazhdojnë të ulen e të argëtohen. Ky është Adriano, një ish-sulmues i shquar seleçaos braziliane, por edhe i Interit në Itali.

“Perandori” është kapur i dehur në mëngjesin e të dielës gjatë një feste të organizuar në “Vila de Penha”, në Rio de Zhaneiro.

Videoja, e cila është postuar në Twitter, është bërë virale. Imazhet janë pa ekuivoke: Adriano, është i dehur dhe në një gjendje mjaft konfuze, i mbështetur te një mik, i cili po e ndihmon të qëndrojë në këmbë.

Videoja ka ngjallur zemërimin e shoqërisë. Mjaft e dënojnë sjelljen e ish-futbollistit, në një periudhe kaq delikate si ajo që po përjeton Brazili. Por ka edhe nga ata që e mbrojnë, duke thënë, se ish-sulmuesi ka të drejtë ta jetojë jetën e tij si të dojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!